[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mira Nikolla: Faji i pafaj



Faji i pafaj asht ngërç
që t’kap n’idhnim,
se faj s’pranon.
Asht dhimje
që t’kap n’stomak
e nuk t’lshon.
Asht peshë
që t’then dysh,
se n’shpatulla t’randon.
Asht dramc
që t’mbet n’fyt
e poshtë s’kalon.
Faji i pafaj
asht vështrimi i njerzve
që t’gjykon.
Gjykim,
që t’grryen për mrenë,
që shpirti s’ta pranon!
E kur nji ditë ti sheh
fajin me faj,
që shëtit krenar
me fajin tand
që s’i peshon
asnji gram n’kanar,
at’herë,
ehhh, at’herë…
për egzistencën tande
t’vjen dyshimi,
se bota
nuk asht siç ta pat thanë prindi,
po mrapsht asht ndërtue,
në krye e përpjetë!
Se faji me faj,
po ka gjithmon t’drejtë…!

Menu Title