[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mirishahe Limani Hiler: Sot ose kurrë, coronavirus nuk njeh kufij shtetëror



 Kosova duhet të jetë më e përkushtuar se kurrë më parë në luftë kundër përhapjes së pandemisë. Sot ose kurrë ! Përderisa numri i popullatës së prekur është në rritje në Evropë e veçmas tek shtetet fqinje të Republikës së Kosovës, si kurrë më parë populli i kësaj republike duhet të tregohet përgjegjës i pakompromis në parandalimin e shpejt të epidemisë.

Asnjëher nuk duhet shkëputur vëmendjen nga ajo që po ndodhë tani rreth nesh.

Meqë Kosova ka një numër të ulët momentalisht të prekur nga Coronavirus, ajo ka më së shumti « fat në këtë fatkeqësi » që të marr masa të duhura dhe të mos lejoj të përsëritet eksperienca e shumë shteteve në botë që janë goditur rëndë edhe si pasojë e masave të vonuara.

E vetmja mundësi, që Kosova të mos përjetoj katastrofë, është vetëdijësimi e përgjegjësia e popullit të saj. Ata në asnjë formë nuk duhet të « ulin shpatullat » e të humbin durimin e pritjes së gjatë nëpër shtëpitë e tyre.

Asnjë sistem shëndetësor në botë nuk ishte i pêrgatitur kundër COVID 19. Të gjithë ashtu siq kanë mundur, kanë ditur e kanë pasur, i përshtaten kushteve nga dita në ditë.
Nuk duhet shumë fjalë. Populli i Kosovës e njeh më së miri sistemin shëndetësor në vend.
Nuk keni pse « t’i bieni në qafë » personelit mjekësor. Ata po e bëjnë ndoshta të pamundurën në ato kushte të cilat ia kemi krijuar qe 20 vite pas luftës. Mos llogaritni shumë në ndihma humanitare nga jasht. Ndihma më e mirë për Kosovë jemi vet ne me qëndrimet tona të shkëlqyera dhe përplot kurajo.
Për të ndihmuar punonjësit shëndetësorë, çdonjëri prej nesh sot mundet. Mundet të shpëtoj jetë duke respektuar këshillat e tyre dhe vendimet e qeverisë.
C’far kërkohet nga ne? Të rrijmë në shtëpi ! T’i përmbahemi rregullave që tashmë të gjithë i dijmë dhe t’a fitojmë këtë luftë, të panjohur, për botën deri më tani.
Syqeltësia e popullit të Kosovës, e paluhatshme, mund të shpëtoj më të dashurit e saj. MLH

#Sotosekurrë
#Rrininështëpi

Menu Title