[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mirishahe Limani Hiler: Vërejte për ata që kthehen në Zvicer



VËREJTE: Për ata që kthehen në Zvicer. Pas shumë pyetjeve që më vinin nga ju, për të ju siguruar përgjegjëje të saktë kam kontaktuar Ministrin e Departamentin të sigurisë , të punës dhe të shëndetit në Gjenevë

👉🏻🛳🛬🚊🚘🚞 Keni parasysh se të gjithë ju që ktheheni nga pushimet verore prej Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë duhet t’i lajmëroni organet kompetente. Po e risjell këtu edhe njëher lidhjen që do të ju shërbej për këtë qëllim:

https://edc.hcuge.ch/surveys/?s=7D7F4YNWFC

👉🏻 Karantina pas kthimit do të zgjasë të paktën 10 ditë.

👉🏻⏰📞 Gjatë kohës sa jeni në karantinë ju do të kontaktoheni rregullisht.

👉🏻 💶 Ata që nuk i përbahen rregullave të karantinës apo edhe ata që fare nuk lajmerohen se janë kthyer, do të jenë të ndjekur penalisht!

👉🏻 Poqëse juve iu është “mbushur mendja” se jeni vërtetë me shëndet të mirë e nuk rrezikoni as familjen, as rrethin shoqëror, kolegët e qytetarë të tjerë, shkenca ka opinion tjetër.

👉🏻⚖️🇨🇭 Në Zvicer organet e drejtësisë nuk harrojnë.

👉🏻 🦠 Rezultatet e testeve për identifim të Covid 19, që vijnë nga Kosova, Maqedonia e Serbia nuk ju shërbejnë kur të ktheheni. Prandaj është vendosur masa për karantinë prej 10 ditësh.

👉🏻 ℹ️💬🆘 Për të gjithë juve që ktheheni në territorin e Zvicres, pra pa marrë parasysh se në cilin kanton, enkas për juve është hapur një linjë telefonike.

📞❓Ju mund të thirrni çdo ditë nga ora 06:00 e mëngjesit deri në ora 23:00 në këtë numër: +41 58 464 44 88.

Ju faleminderit. Me respekt, e juaja MLH.

Mirësevini!

#duajejetën

#kujdesupërfamiljen

#respektorregullatepërbashkëtashoqërore

Menu Title