[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Molliqaj “godet” VV-në, thotë se Besnik Bislimi favorizoi një kompani, e cila nga ky vendim përfiton miliona euro



Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kompania Limak, është trajtuar në mënyrë të favorizuar nga Qeveria Kurti, dhe po vazhdon të trajtohet njëjtë nga Qeveria e Avdullah Hotit.Në shkrimin e tij, Molliqaj, thekson se ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka qenë personi që e ka favorizuar këtë kompani, në kohën sa ai ishte ministër në detyrë.

Molliqaj thotë se me vendim të Bislimit, kompania “Limak”, përfitoi shtyerje për pagesat e taksës koncesionare të gjysmës së vitit 2019 kur s’kishte fare pandemi, dhe shtyerje të këstit të parë të vitit 2020. Deri në janarin e vitit 2021 Limaku nuk do t’i paguajë asnjë cent buxhetit të Kosovës.

“Ajo përfitoi shtyerje për pagesat e taksës koncesionare të gjysmës së vitit 2019 kur s’kishte fare pandemi, dhe shtyerje të këstit të parë të vitit 2020. Deri në janarin e vitit 2021 Limaku nuk do t’i paguajë asnjë cent buxhetit të Kosovës”, ka shkruar Molliqaj.Shkrimi i plotë nga kryetari i PSD-së:Ekonomia e pandemisë: qeveritë ndërrohen, Limaku vazhdon e trashet

Kompania që ka në koncesion ANP “Adem Jashari”, kompania Limak, është trajtuar në mënyrë të favorizuar nga Qeveria Kurti, dhe po vazhdon të trajtohet njëjtë nga Qeveria e Avdullah Hotit.

Besnik Bislimi ka qenë mjaft transparent kur publikonte masat gjatë pandemisë. Por, një vendim nuk e nxori në Facebook. Vendimi mban datën 2 qershor, një ditë para votimit të Qeverisë Hoti. Duke qenë ministër në detyrë, tek po dilte nga zyra, Bislimi mori një vendim që normalisht i lihet pasaardhësit. Sidomos kur ky pasardhës është ish partneri nga një koalicion me gjithë ato armiqësi.Në kohën kur buxheti ka më shumë nevojë për të hyra, kur ATK po u rri te dera e po i ndjek këmba-këmbes bizneset e vogla e të mesme, kompania turke mori favore që rrallëkund shtet t’i jep në kohë krize.Ajo përfitoi shtyerje për pagesat e taksës koncesionare të gjysmës së vitit 2019 kur s’kishte fare pandemi, dhe shtyerje të këstit të parë të vitit 2020.

Deri në janarin e vitit 2021 Limaku nuk do t’i paguajë asnjë cent buxhetit të Kosovës. Veç kësaj, depozita bankare që sipas kontratës koncesionare Limaku është i detyruar ta mbajë në BQK është shndërruar në garanci bankare. Bëhet fjalë për 5 milionë euro kesh që Limaku i merr në shfrytëzim. Për ta bërë këtë gjë do të ndryshohet kontrata e koncesionit. Për këtë gjë vendimi i Bislimit e autorizon Departamentin Qendror për PPP.Për ta përmbledhur. Progresionit të fitimit që ishte në rritje vit pas viti, i është përgjigjur rritja e shumës së pagesës së taksës koncesionare. Në vitin 2018 Limaku pagoi fiks 10 605 185 taksë. Sipas të gjitha vlerësimeve, kjo vlerë është më e madhe në vitin 2019. Gjysma e këtij viti bashkë me kestin e parë të vitit 2020 nuk mund të jenë më pak se 10 milionë euro shtyerje. Shtoja kësaj edhe 5 milionët e depozitit që Limak me gjasë tashmë i ka tërhequr nga BQK, përbëjnë favorë që nuk mund të arsyetohen me një paragraf tekst, të mbushur me terminologji teknike.A është e mundur që gjithë ky likuiditet që po i garantohet Limakut të arsyetohet në emër të pagesës së punëtorëve kur e dimë se aeroporti ka qëndruar i mbyllur jo më shumë se 2 muaj? Mua më shumë më ngjan në subvencionim të fitimit dhe eliminim të riskut.Cilit biznes tjetër i është mundësuar një trajtim i tillë?! Këtë përgjigje duhet ta japin Besnik Bislimi e Albin Kurti, por edhe Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti që po e vazhdojnë të njëjtin avaz.Pyetja tjetër është baza ligjore. Sipas kontratës së koncesionit, për t’u thirrur në forcën madhore, aeroporti nuk duhet të punojë 180 ditë brenda 24 muajsh. Vendimi e përmend forcën madhore, dhe prej tij merret vesh që Limaku i ka kërkuar këto favore prej Qeverisë.

Menu Title