.
×

Momenti emocionues kur një plak e përqafon Clintonin në Prishtinë



Dje arriti në Prishtinë, për të shënuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ish-Presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, i cili u prit nga Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ndërsa sekretari i tij, Angel Urena ka publikuar edhe një video në të cilën dëshmohet edhe një herë dashuria e madhe ndaj Clintonit dhe Shteteve të Bashkuar nga qytetarët e Kosovës.

Në videon e tij shihen shumë qytetarët duke përshëndetur Bill Clinton e aty është edhe një i moshuar me plis i cili e përqafon me shumë entuziazëm ish-presidentin.