[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Momenti kur Albert Krasniqi kishte plagosur Noizyn në Prishtinë



 

Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Sëiss Diamond”, në Prishtinë kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.

Rigels Rajku i njohur si Noizy ishte dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës.

Albert Krasnqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt ndërkaq ishte dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyej me para.

Vendimi i gjykatës i  ngarkonte Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Dje ndërkaq, personi që ishte dënuar për plagosjen e Noizyt ka ndërruar jetë, ndërsa, dyshimet e para janë se të njejtin e ka vrarë babai i tij që tashmë është arrestuar, transmeton Botapress.info

Momenti kur kishte ndodhur plagosja:

Menu Title