.
×

Morina godet partitë politike: Balotazhi i shkriu të gjitha në PKP – Partinë e Kapjes së Pushtetit



 

 

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend ka treguar edhe njëherë se subjektet politike janë në gjendje që t’i shkelin idealet e partisë për shkak të lakmisë së tyre për pushtet.Këtë mendim e ndajnë njohësit e çështjeve politike në vend, sipas të cilëve tashmë të gjithë janë bërë bashkë në betejën për të rrëmbyer një “copë pushtet” apo për të ruajtur një karrike të pushtetit.Analisti politik Bajrush Morina, vlerëson se zgjedhjet e balotazhit ua kanë hequr ‘maskën’ të gjitha partive politike.

“Tash po ua shohim fytyrën e tyre të vërtetë, të maskuar me flamuj e ferexhe politike”, ka thënë Morina, duke shtuar se një gjë e tillë nuk do të jetë e mirëpritur në anëtarësitë e partive. “Unë mendoj se në qoftëse liderët e të gjitha partive politike I kanë “shkelur vijat e kuqe” kjo nuk do të ndodhë, së paku jo në masën 100% të anëtarësia e partive të tilla politike”, tha ai.

Sipas analistit Morina, LDK, AAK e sidomos PDK e AKR kanë dëshmuar deri tash disa herë se janë në gjendje t’i ndërrojnë “partnerët” 3 herë në ditë, mirëpo sipas tij kjo gjë nuk është pritur nga Vetëvendosje.“Por, tashmë edhe kjo parti është dorëzuar para “altarit të dashurisë për pushtet”. Fakti se VV garon në balotazh në 4 komuna me LDK-në dhe bën koalicion me këtë parti në Vushtrri dhe fakti se kjo parti garon poashtu kundër PDK-së në dy komuna por bën koalicion të fshehtë në Gjilan, tregon se në këtë vend nuk ka mbet më parti me ideologji e idale por të gjitha janë shkri në një parti në PKP – Partinë e Kapjes së Pushtetit”, u shpreh ai për “Gazeta Blic”

 

Edhe Ramush Tahiri, analist poltik sa interesante aq edhe me hipokrizi po e sheh gjendjen e politikës në vend në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.“Tash interesant edhe hipokrizi me i pa liderët bashkë që po shkojnë nëpër tubime në komuna e dikun bashkëmendimtare e dikund kundërshtar por gjithmonë të zëshëm në atë që thonë”, u shpreh ai.Tutje, ai ka veçuar se edhe më interesante i duket fakti se ish-lideri i VV-së Albin Kurti po e mbështet kandidatin e AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtirin, të cilin sipas analistit Tahiri e kanë kritikuar në vazhdimësi.“Interesant me pa Kurtin duke e promovuar Agim Bahtirin të cilin Vetëvendosje e ka kritikuar deri dje. Tash si të përcaktohet qyetetari dhe a t’i besoi herën e parë apo tash të dytën”, tha Tahiri.Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të zgjedhin të preferuarin e tyre në 19 komuna të dielën e kësaj jave./ Gazeta Blic/