.
×

Mos u nisni drejt Mërdares, kolonat janë të gjata



Botapress, 17 Gusht-Pritjeve nuk u vjen fundi, mërgimtarët për ta lëshuar Kosovën duhet presin mbi gjashtë orë në kolonë

Ditët e pushimit janë drejt fundit për bashkatdhetarët të cilët edhe këtë vit zgjodhën Kosovën për të kaluar disa javë.

Shumë prej tyre tashmë kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë dhe kjo vihet re në daljet e pikëkalimeve kufitare të vendit.Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar për të dalë nga Kosova nga pikë kalimi kufitar në Merdarë, qytetarët duhet të presin mbi 5 orë.

Përpos Merdarës, një tjetër pikë kalim kufitar ku ka pritje të gjata ka edhe tek Dheu i Bardhë ku kolona me makina është deri në 500 metra.

Këto statistika janë nxjerrë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të publikuara pas orës 07:00 të ditës së sotme.