.
×

Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme



Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat të martën gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat do të mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë pas, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.