[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Muharrem Sfarça me kritika të ashpra pushtetit aktual të Ferizajit



 

Ish-kryetari i Ferizajit Muharrem Sfarça ka drejtuar disa kritika të ashpra pushtetit aktual në komunën e Ferizajit, të udhëhequr nga PDK-ja, raporton Botapress.

Sipas tij ashtu siç po shihet deri tani ferizajasit ende nuk e dinë se çfarë e ka ndërmend të bëjë ky pushtet gjatë këtij viti

Ja shkrimi i tj i plote:

 

Pushteti lokal i Ferizajt ka hyrë në muajin e pestë të qeverisjes, por ferizajasit ende nuk e dinë se çfarë e ka ndërmend të bëjë ky pushtet gjatë këtij viti. Kemi parë se këta muaj kanë kaluar kryesisht pa ndonjë punë madhore dhe me ankesa të vazhdueshme, raporton Botapress.info

 

Por nuk e dimë se çfarë do të shohim më tej, pasi kryetari i komunës dhe drejtorët e ekzekutivit, edhe pse kemi hyrë në muajin e pestë të vitit, ende nuk e kanë publikuar planin vjetor të punës.

 

Ndoshta atyre nuk iu duhet farë plani, sepse i dinë punët përmendësh, por është dashur t’i publikojnë ato plane siç është vepruar me vite përpara tyre, në mënyrë që edhe ne ta kemi një informacion për orientimet dhe kahet e aktiviteteve të pushtetit.

 

Punës përmendësh, pa planifikim dhe pa transparencë të atij planifikimi, moti i ka kaluar koha.

Kur u përmend transparenca, le të them se gjithashtu ka qenë krijuar një traditë në puushtetin lokal, që në fund të çdo tremujori, të gjithë drejtorët e drejtorive komunale t’i raportojnë publikut për punën, arritjet dhe sfidat gjatë asaj periudhe të qeverisjes.

 

Kjo për shkak të përgjegjësisë dhe transparencës. Por as këtë veprim pushteti lokal i Ferizajt nuk e pa të arsyeshëm kësaj here.

 

Sigurisht ka menduar se pushteti i di punët e veta, kurse qytetarëve nuk ka ç’u duhet të dijë për to. Kjo sjellje paraqet kthim prapa. Uroj të mos vazhdojë më tej kështu.

Muharrem Svarqa

Menu Title