[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Muriqi vazhdon të shkëlqejë, shënon edhe ndaj Bashakshehirit



Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi po vazhdon me formën e lartë në elitën e futbollit turk. Ai sot ka ndihmuar skuadrën e tij, Fenerbahçen me një gol në fitoren prej 2 me 0 ndaj Bashakshehirit. Kruse shënoi golin e parë në minutën e 72, derisa Muriqi shënoi golin e dytë me lehtësi në minutën e 86. Ky ishte goli i tij i 12 këtë edicion, derisa ka edhe 4 asistime. Feneri mban vendin e dytë tani me 37 pikë, derisa Bashakshehiri në vendin e tretë ka një pikë më pakë.

Menu Title