.
×

Mustafa e “dhez” qeverinë Haradinaj, kjo është përgjigja tjetër nga ta



Një status i  kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për qeverinë Haradinaj dhe numrin e madh të zëvendës ministrave dhe këshilltarëve të tij, i ka aktivizuar Qeverinë Haradinaj, të cilët po e konsiderojnë Mustafën si person jo të denjë për ta kritikuar Haradinajn.

Pas reagimit të zëvendësministrit të FSK-së, Burim Ramadanit, një reagim të ngjashëm ka bërë zëvendësministri i MPJ-së, Anton Berisha, shkruan GazetaBlic.Berisha e ka quajtur diskurs cinik fjalorin e Mustafës.

Lexojeni të plotë reagimin e tij Isa Mustafa, pasi zbrazi arsenalin e rradhes, ia kujtoi vetes: profesor, mos u merr me ta.Pa hyre ne kete diskurs cinik te tij, qe eshte karakteristike individuale dhe nuk dua te merrem me te, ngase kritikat e tij nuk kane te bejne me kryeministrin Haradinaj.

Mustafa, i pishmanuar me vendimin e moskandidimit per kryetar te LDK-se, tash eshte duke treguar, se une do te jem kandidatura e LDK-se.Kryetar i LDK-se, qe siç e tha vet, nuk i ka ra pishman per votimin e presidentit, duke identifikuar synimin politik apo detyrimet qe i ka.

Nje njeri jo i lire, nuk mund te jete asgje me shume se kryes i detyrave nga ata qe e kane ne dore. Profesor, liria eshte vlere universale, dhe eshte me e vlefshme se çdo titull.