.
×

Mustafa flet për seancën e nesërme: Po shkojmë më të bashkuar se kurrë për të ndërtuar institucionet demokratike



​Kreu i LDK-së, Isa Mustafa nëpërmjet një postimi në facebook ka treguar planin e nesërm të seancës së Kuvendit.

Ja postimi i plotë:

Te nderuar qytetarë
Nesër është vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë po shkojmë më të bashkuar se kurrë për të gjetur zgjidhje për ndërtimin e institucioneve demokratike, për të hapur perspektivën zhvillimore të vendit dhe për ta ruajtur dhe fuqizuar partneritetin me SHBA-të dhe vendet e BE-së.
Zgjedhjet e këtij viti janë bërë për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët kanë dhanë betimin dhe ata përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Është në përgjegjësinë dhe vullnetin e deputetëve të zgjedhin organet e Kuvendit dhe Qeverinë, përgjegjësi kjo e garantuar me Kushtetutën e Kosovës.
Asnjë nga subjektet politike nuk ka dalë nga zgjedhjet me shumicën e votave të qytetarëve e cila ia mundëson paraprakisht të jetë fituese, por shumica do të konsolidohet në seancën e nesërme të Kuvendit mbi bazën e interesave programore. Kosova ka nevojë të ndërtojë një demokraci të qëndrueshme parlamentare, prandaj çdo rezultat që do të dal nga vota e deputetëve do të jetë i pranueshëm, si akt i vullnetit të shumicës, ka shkruar ai.