[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa: Nuk do t’i tërheq ministrat e LDK-së nga Qeveria, mbetet në dorën e Kryeministrit të punojë me to apo t’i lirojë nga detyra siç bëri me Hotin



Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është deklaruar gjatë ditës së sotme se si do të vazhdohet me tej me punën e ministrave të LDK-së në Qeverinë Kurti.Mustafa ka theksuar se në këtë kohë Pandemie nuk do t’i tërheqë  njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.Mustafa ka thënë se mbetet në vullnetin e Kryeministrit nëse do të punojë me ta në këtë gjendje emergjente apo të veprojë siç bëri mbrëmë me Avdullah Hotin.

Postimi i plotë:Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM

Menu Title