[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nasim Haradinaj: Prokurori i Speciales ka komunikuar 130 herë me drejtorin e policisë serbe



Dosje të reja të Gjykatës Speciale janë dërguar në zyrat e OVL’së së UÇK’së gjatë ditës së sotme, krejt këto dosje të ofruar nga Serbia për gjykimin e ish-ushtarëve të UÇK’së në Hagë, shkruan Gazeta Metro.

Nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se ka pasur mbi 130 komunikime me drejtorin e Policisë serbe, dhe me zyrtarë të tjerë të aparatit shtetëror të Millosheviqit.

“Është një absurditet i madh prej një institucioni ndërkombëtar, që të gjithë e kanë votu për ruajtjen e njerëzve. Kjo nuk i përngjanë as gjykatave të xhunglës. Këta e dekonspirun edhe gazetarinë tanë. Krejt çka kam pa është se Clint Ëilliamson ka 57 komunikime me Vukqeviqin. Ka 130 komunikime me drejtorin e Policisë. Pastaj 37 me Dragoljub Stankoviq. Të gjitha këto komunime janë bërë për Drenicë, Jabllanicën, Kleqkën e të tjera. Është kah bashkëpunon drejtpërdrejtë me njerëzit e aparatit të Millosheviqit. Në këtë formë, po i amnestojnë ata dhe po i hetojnë shqiptarët”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ditë më parë në zyrat e OVL-UÇK’së janë dërguar mbi 4 mijë dosje, aty shihen emra të dëshmitarëve dhe personave që kanë bashkëpunuar me prokurorin e Serbisë për të gjykuar ish-ushtarët e UÇK’së në Hagë.

 

Menu Title