[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndejat në oda shtojnë numrin e të prekurve me Covid-19 në Malishevë



Ndejat nëpër odat shqiptare janë traditë e vjetër. Por ky zakon nuk po harrohet as në këtë kohë, kur qëndrimi në grup po konsiderohet i rrezikshëm. E një mbledhi si kjo, thuhet që është arsyeja që banorët e fshatit Banjë të komunës së Malishevës patën kontakt me personat që rezultuan pozitiv me virusin Covid-19.

Këtë e konfirmoi edhe vet kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Begaj thotë që apeli i tyre ka qenë gjithmonë që masat e marra nga IKSHP-ja të respektohen.

Ndërsa tutje tregon edhe për gjendjen e të infektuarve. Ndërkohë fshati Banjë tash e disa ditë është izoluar. Në mesin e të prekurve në komunën e Malishevës ka edhe fëmijë, duke filluar nga një vjeq, tre, gjashtë e të tjere.

Ndryshe, Dega e Nismës në Malishevë ka reaguar ndaj nivelit qendror. Sipas tyre, qeveria në detyrë po e injoron komunën me më të prekur nga Covid-19. Gjatë ditës së hënë, nga kjo komunë rezultuan 17 persona pozitiv me koronavirus, në mesin e tyre edhe dy puntorë shëndetësor.

Menu Title