[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndërroi jetë në New York Rexhë Xhakli, veprimtar i çështjes kombëtare



New York, 6 prill 2020 – Rexhë Xhakli, veprimtar i shquar për çështjen shqiptare, ka vdekur të shtunën në New York, në moshën 81 vjeçare.
Rexhë Xhakli lindi në Fier, në një familje kosovare, më 1939. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj, gjimnazin në Prishtinë, ndërsa në Zagreb studioi në Fakultetin Teknik, por u detyrua të ndërpriste studimet për t’iu ikur përndjekjeve të pushtetit të Rankoviqit.
Ai emigroi në SHBA, ku u angazhua në lëvizjen për Kosovën dhe vise të tjera shqiptare, që nga ditët e para.
Si biznesmen i dalluar, Rexhë Xhakli njihet si një donator zemërgjerë për fondet për çështjen kombëtare dhe si njëri ndër shqiptarët që krijoi lidhje me personalitete të rëndësishme amerikane në të mirë të Kosovës.

Menu Title