.
×

Ndërron jetë në moshën 26 vjeçare, reperi i njohur, ish i dashuri i Ariana Grandes



 

Mac Miller ka vdekur sot në moshën 26 vjeçare. Raportohet se ish i dashuri i Ariana Grandes vdiq si pasojë e mbidozës së drogës, shkruan DailyMail.

Trupi i reperit, njëkohësisht ish i dashur i Ariana Grandes, u gjet në shtëpinë e tij në Luginën e San Fernandos, jashtë Los Anxhelosit, të premtën, rreth mesditës.

Sipas “TMZ”, ai u deklarua i vdekur nga paramedikët në vendngjarje. Besohet se ai vdiq nga mbidoza e drogës./DM/