[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndihmat e kosovarëve për Shqipërinë, ambasada jep informacione



Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka dhënë informacione për të gjithë shoqatat, individët apo çdo ent juridik në Republikën e Kosovës, që kanë dëshirë të dërgojnë në Republikën e Shqipërisë ndihma humanitare, për përballimin e situatës së rëndë të tërmetit të së martës.

“Hartimin e një akti dhurimi me shkresë, e cila duhet të përmbajë listën e sendeve që dhurohen. Gjithashtu dhuruesi duhet të deklarojë se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinënatyrore”, shkruhet në njoftim.

Më poshtë gjeni udhëzimet që duhet ndjekur:

Hartimin e një akti dhurimi me shkresë, e cila duhet të përmbajë listën e sendeve që dhurohen.

  1. Gjithashtu dhuruesi duhet të deklarojë se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinënatyrore:

Tërmetin e ndodhur në 26 nëntor 2019 për qytetin e Durrësit/ Tiranës/Thumanës.

Te rubrika Pritës i dhurimit për të lehtësuar procedurat doganore dhe për një koordinim sa më të shpejtë të shënohet:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e RSh-së

NIPT J92322004M

Grumbullimi dhe menaxhimi i ndihmave do të bëhet në qytetin e Durrësit, pranë Stadiumit “Niko Dovana”, nga Drejtoria e Emergjencave Civile të Prefekturës së Durrësit.

Për çdo informacion shtesë lutem na kontaktoni në numrin e emergjencës 00383-45618618 dhe në adresën e emailit [email protected]

Menu Title