[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndodh në Prishtinë: I dyshuari arratiset nga dritarja e stacionit policor- Policia rrëfen ngjarjen



Botapress 27 Gusht – Një person i dyshuar ka kërcyer nga kati i parë i stacionit të Policisë, Qendra në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 gjatë ditës së sotme ku një person i dyshuar ka tentuar të arratiset duke kërcyer nga kati i parë, saktësisht nga zyra e intervistimeve të stacionit Qendra në Prishtinë

.Sipas një përgjigje zyrtare për Gazetën Blic nga Policia e Kosovës, thonë se i dyshuari me të kuptuar se do të dërgohet në qendrën e mbajtjes, ka arritur që të arratiset për pak minuta.

“Rreth orës 19:00 një person i dyshuar ka kërcyer nga kati i parë saktësisht nga zyra e intervistimeve të stacionit qendra në Prishtinë. I njëjti pas intervistimit me të kuptuar se do të dërgohet në qendrën e mbajtjes, ka arritë që të kërcej nga dritarja me qellim arratisje nga organet e rendit”, thotë Policia.Sipas policisë, personi në fjalë është arrestuar menjëherë pasi gjatë arratisjes, ka pësuar edhe lëndime trupore.

“Personi ka pësuar lëndime trupore, dhe pas ofrimit të ndihmës së parë, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Personi i dyshuar është arrestuar dhe intervistuar për një rast të dhunës në familje pasi që kishte sulmuar nënën e tij, përderisa pavarësisht përpjekjeve të befasishme për tu arratisur ai tani më është nën kontrollin e Policisë.

Policia menjëherë ka njoftuar zyrtarët nga Inspektoriati Policor i Kosovës, të cilët do të merren me hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast”, thotë ndër të tjera Policia e Kosovës.

Menu Title