.
×

“Ndotja e ajrit nuk është alarmante”



Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shkaktarët kryesor të ndotjes së ajrit janë industria, transporti dhe lëndët djegëse.

 

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Rashitaj tha se është duke u punuar për të evituar këtë problem në bazë të një plani të aktiviteteve.

 

Ndërsa ajo po ashtu tregoi se edhe sot është bërë matja e ndotjes së ajrit. “Nga ministria jonë konsiderohet nëse nuk s’gaboj që është 62 mikrona, nuk është ndonjë vlerë alarmante, meqenëse deri në 50 është jo e rrezikshme, 50 deri në 100 veç fillon ndërsa rrezikshmëria rritet në 500 e tutje.”, tha Reshitaj për rtv21.tv.

 

Kurse sipas matësit të ambasadës Amerikane në Prishtinë,  ditë më parë koficienti i ndotjes ka tejkaluar shumëfish përmasat e lejueshme të ndotjes.