[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në 12 Vjetorin e Pavarësissë, nuk ka parakalim të Ushtrisë së Kosovës



Botapress, 16 Shkurt – Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të parakalojë në sheshet e Prishtinës në nder të 12-vjetorit të Pavarësisë se Kosovës.Zyra e Kryeministrit ka publikuar agjendën e ngjarjeve për ditën e nesërme, 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen nesër, shihet se nuk do të ketë parakalim të Ushtrisë së Kosovës në nder të 12-vjetorit të Pavarësisë.
Mirëpo, sipas njoftimit, Forca e Sigurisë së Kosovës do të bëj ngritjen e flamurit në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu Kuvendi i Kosovës nesër me fillim prej orës 11:00, seancë solemne, nën udhëheqjen e kryetares Vjosa Osmani. Po ashtu në këtë seancë të pranishëm do të jenë dy udhëheqësit shtetërorë, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Albin Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, Familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë.
Duhet theksuar se kjo është hera e parë që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk parakalon nëpër sheh që nga viti i kaluar, pra në 11-vjetorin e Pavarësisë kur kishte parakaluar për herë të parë si Ushtri.

Menu Title