.
×

Në Çeki do të protestohet kundër pavarësisë së Kosovës



Disa shtetas të Çekisë nga organizata “Çekët miq të serbëve të Kosovës” kanë paralajmëruar një protestë kundër Pavarësisë së Kosovës, dhe kundër faktit që shteti i tyre e ka njohur Pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë.

 

Organizatorët e kësaj proteste kanë thënë që kjo protestë po bëhet kundër “ thyerjes së ligjit ndërkombëtar, dhe tentativave kinse të dhunshme për të shkëputur Kosovën nga Serbia”.

 

Kjo organizatë vazhdimisht ka protestuar kundër shtetit të Kosovës, duke organizuar të tilla tubime për çdo vit dhe përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

 

Protesta mbahet në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Më herët, edhe flamurin e Kosovës e patën djegë këta miq të Serbisë.

 

 

Ndryshe, Çekia ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe të dy shtetet kanë marrëdhënie diplomatike mes tyre.