[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në ditën e Bajramit, varroset Beqir Lahut, studentit të shkelqyeshëm i Union Univesity -USA



 

Ka ndërruar jetë dhe sot është varrosur në qytetin e Vushtrisë Baqir Lahu, një i ri i cili kishte kryer studimet në Union University të ShBA-ve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook:
Ja njoftimi:
Sot i dhamë lamtumirën e fundit Beqir Lahut, një djalë i mrekullueshëm Vushtrrias, i diplomuar me bursë Fullbright në SHBA, me vlerësimet më të larta nga Universiteti ku diplomoi.
Beqa ishte nga mendjet më të ndritura të qytetit tonë, zemer bardhë e shok besnik.
Shkuarja e hershme e Beqes në amshim është humbje e madhe për Vushtrrinë dhe për Kosovën.
Në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Lahu dhe miqve të tij.
U takofshim në një vend më të mirë Beqe djali!

Menu Title