[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në kohë pandemie LVV bën fushatë zgjedhore



 

Botapress, 4 Prill – Lëvizja Vetëvendosje ka nisur fushatën elektorale edhe në kohën e pandemisë dhe kur Kosova ka më shumë se 135 të infektuar me COVID-19. Në këtë situatë, Partia e Albin Kurtit ka nxjerr një sondazh ku e nxjerr Vetëvendosjen si parti të parë larg të tjerave.
Udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të shpërndajnë një sondazh i realizuar në kohën kur e gjithë Kosova po ballafaqohet me COVID-19 ku partinë në pushtet e nxjerr të parën.
Madje, në sondazh del se Vetëvendosje është parë larg më lartë se të tjerat.
Sonzhadin e ka publikuar asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri, deputeti Mufail Bajqinofci dhe zyrtarë tjerë. Aty del se VV është e para me 52 për qind, LDK me 17, PDK me 12, AAK me 6 për qind.
Lëvizja Vetëvendosje ditëve të fundit është ballafaquar me akuza për rehatimin e anëtarëve të partisë nëpër borde të ndërmarrjeve publike.
Sidoqoftë, Arbërie Nagavci, anëtare e Kryesisë së Partisë në pushtet, tha se edhe në këtë kohë VV po rritet.
Kosova aktualisht ndodhet me Qeveri të shkarkuar nga Parlamenti dhe me problemin e koronavirusit, i cili ka infektuar më shumë se 130 persona në Kosovë ndërsa më shumë se 1 milion në gjithë botën. Deri më tash në Kosovë ka vdekur një person dhe janë shëruar 16.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit arriti të dalë e para me 29 deputet e pasuar nga LDK me 28 deputetë ndërsa PDK me 24 deputetë. Udhëheq veç me një komunë: Prizrenin.

Menu Title