[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në kohën e COVID-19 në Prishtinë autobusi urban me tollovi të madhe



Në kohën kur bota po përballet me virusin e quajtur COVID-19, puntorët janë në shtëpi dhe ku po bëhet apel për kujdes të madhe duke mos dalur sidomos në vende publike, në Kosovë Qeveria ka marrur masa duke bërë edhe orën policore për levizjen e kufizuar të qytetarëve me qëllim që të mbrohen dhe të mos ketë të prekur të tjerë, shkruan Botapress.info

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve, si masë për mbrojtje nga koronavirusi i ri (COVID-19), Qeveria e Kosovës ka vendosur që sa i përket qarkullimit të qytetarëve në rrugë, “lëvizjet të bëhen jo më shumë se nga dy persona së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët”, shkruan Botapress.info

Por në autobusat urban në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë në autobusin numer 3 urban, siç duket askush nuk po merr masa pasi Gazeta Botapress ka siguruar foto nga lexuesit ku shihet një autobus me shumë njerëz me distance të aferta dhe me një grumbullim të madh, shkruan Botapress.info

Një lexues e Gazetes Botapress ka thënë se është puntore e stafit shëndetësor dhe e ka obligim të udhëtoj për shkak punës , por lexusja thotë se shumë udhëtar kanë dalur pa nevojë duke shkaktuar kështu tollovi dhe shumë gjasa për përhapjen e coronavirusit, shkruan Botapress.info

Para pak minutash Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka pranuar vendimin për ndërprerjen e Transportit Publik në tërë vendin, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Adiministratës Publike.

 

 

Menu Title