[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në komunën e Kllokotit është vendosur tabela: Republika e Kosovës



Në ndërtesën e re të komunës se Kllokotit, janë vendosur tabelat me mbishkrimin ‘Republika e Kosovës’, shkruan B92.

Mediat serbe kanë marrë një deklaratë të Listës Serbe, e cila thotë se ‘këtë e kanë bërë pa paralajmërim organet e Kosovës dhe se kjo është e papranueshme’.

Sipas deklaratës që citon B92, ata kanë thëne se ‘këto janë masa që po vazhdojnë t’i ndërmarrin autoritetet e Prishtinës, në mënyrë që t’i frikesojnë serbët që jetojnë në Kosovë’.

“Ne ju kujtojme se komuna e Kllokotit, përkatësisht objekti i saj, është ndërtuar nga fondet e BE’së e cila është neutrale në statusin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Listes Serbe.

 

 

Menu Title