[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në Mal të Zi shërohen të gjithë pacientët me Covid-19



Qeveria e Malit të Zi bën të ditur se atje janë shëruar të gjithë të prekur me Covid-19. Këtë e bëri të ditur qeveria e atjeshme me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, duke shtuar se Mali i Zi ishte shteti i fundit në Evropë që u prek me koronavirus më 17 mars.

Ndërsa, Instituti i Shëndetësisë Publike në Mal të Zi ka deklaruar se së fundmi atje janë kryer 140 teste për koronavirus dhe asnjë nuk ka dalur pozitiv. “Ndërkohë rasti i fundit aktiv me COVID-19 i ka plotësuar kriteret për shërim të plotë”, thonë në Twitter nga ky institut.

Menu Title