.
×

Në pritje të vendimeve pozitive për zgjidhjen e “nyjes së gordionit” në Kosovë..!



Shkruan: Hafiz Gagica

 

Nuk ka dyshim, se ditëve të fundit të gjithë jemi të shqetësuar dhe të preokupuar më gjendjen politike në Kosovë, sepse për shkak të ngërçit politik i cili po zgjatë afër tre muaj në dëm të shtetit dhe shoqërisë sonë, duket sikur kemi fillue të flasim se java që sot kemi hyrë në të do të jetë, madje edhe historike..!?

Ndoshta edhe mund të jetë e tillë, sepse dita e 12-të shtatorit 2014 ka gjasa të mbahet mend për rinisjen e ndryshimeve të nevojshme në Kosovë, duke fillue reformat në fushat kryesore të qeverisjes më vendin, kështu që të zgjedhurit e popullit në këtë ditë e kanë në dorë vendimin për ribërjen e Kosovës më institucione të reja dhe demokratike ose t’iu hapin rrugën zgjedhjeve të jashtëzakonshme..!?

Uroj që të premten e ardhshme të jetësohet verdikti i shumicës së votuesve të elektoratit tonë, më shpresën se kësaj radhe Kosova përmes përfaqësuesve të saj legjitim do ta zgjedhë organin më të lartë juridik shtetëror për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re, duke mos e djerrë më kohën kot, sepse edhe ashtu jemi të vonuar si shtet dhe shoqëri në zbatimin e detyrave dhe obligimeve që kemi së pari ndaj atdheut, por edhe ato të cilat duhet t’i përmbushim në rrugëtimin tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian..! /

, 08.09.2014