[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në rast prekje nga koronavirusi: Ky vend në Prizren do të shfrytëzohet si karantinë



Në rast se Kosova do të preket nga gripi vdekjeprurës kinez i quajtur COVID-19 apo ndryshe siç njihet tani koronavirusi, atëherë Parku Inovativ në Prizren do të shfrytëzohet si karantinë.

Kështu sot tha ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, i cili deklaroi se Kosova akoma nuk është identifikuar dhe diagnostikuar asnjë rast të koronavirusit.

Vitia në raportimin që po bën sot në Komisionin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, theksoi se gjitha institucionet relevante shëndetësore janë mobilizuar me kapacitetet profesionale dhe teknike.

Sipas tij janë përgatitur edhe reparte të veçanta në Klinikën Infektive në rast se paraqitet ndonjë rast, kurse karantina sipas tij ende nuk është e nevojshme, por nëse ndodhë diçka atëherë si  si mundësi është Parku Inovativ, në Prizren.

Ministri Vitia tha se në të gjitha pikat kufitare dhe aeroport tashmë gjenden ekipet shëndetësore.

Në këtë raportim, ministri ka marrë me vete edhe drejtorët e SHSKUK-së, IKSHP-së dhe Klinikës Infektive.

Menu Title