[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në ShBA fillon testimi i dytë në njerëz i vaksinës kundër COVID-19



Një kompani e dytë në Shtetet e Bashkuara pritet ta fillojë testimin e sigurisë së një vaksine kundër koronavirusit. Kë këtë proces do të marrin pjesë 40 vullnetarë.

Kompania “Inovio Pharmaceuticals” njoftoi se e ka marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për ta kryer studimin me 40 vullnetarë të shëndoshë në Philadelphia dhe Kansas.

Ky studim është përkrahur financiarisht nga fondacioni i miliarderit amerikan, Bill Gates, dhe e paraqet hapin e parë për të parë nëse vaksina është e sigurt për të vazhduar me teste më të mëdha. Edhe nëse testi jep rezultate të mira, do të nevojitet më shumë se një vit që vaksina të dalë në treg.

Muajin e kaluar filloi testi i parë në njerëz i një vaksine tjetër. Ky test filloi në Seattle dhe procesi u zhvillua nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe kompania “Moderna Inc”, shkruan “Daily Mail”.

Disa grupe të tjera të hulumtuesve janë duke bërë përpjekje që të zbulojnë një vaksinë kundër koronavirusit përmes përdorimit të metodave të ndryshme me shpresën që së paku njëra prej tyre do të ofrojë mbrojtje.

Metoda që po përdoret nga kompania “Inovio” është ajo që njihet si vaksinë e ADN-së, e prodhuar nga një pjesë e kodit gjenetik të virusit, të futur brenda një pjese të ADN-së sintetike.

Secili vullnetar do t’i marrë dy doza të kësaj vaksine eksperimentale me katër javë periudhë kohore mes vete.

Menu Title