[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në veri edhe 6 të infektuar të rinj, gjithsej 33 raste me COVID-19



Në komunat me shumicë serbe në Kosovë janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja të infektuar me koronavirus, të gjithë nga veriu, kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve është 33, prej të cilëve 32 raste janë në veri. Sot janë paraqitur edhe dy raste të reja në Zubin Potok.

Në Mitrovicën e Veriut është regjistruar një rast i ri dhe tani janë gjithsej 18 të infektuar në këtë komunë, prej të cilëve 14 meshkuj dhe katër femra. Në Zveçan janë regjistruar dy raste të reja, gjithsej 9 raste, në Leposaviq është një rast i ri dhe gjithsej 3 raste. Sot për herë të parë janë konfirmuar edhe infeksionet e para në Zubin Potok, dy burra. Në pjesën jugore të lumit Ibër edhe më tutje është vetëm një rast – një grua nga Dobrotina, e cila është regjistruar si e infektuar me COVID-19, raporton Shtabi i Krizës në veri.

Pacientët janë një gjendje të mirë të përgjithshme. Në repartin e Klinikës Infektive janë vendosur 8 pacientë, pesë pacientë janë bartur në QKS të Nishit dhe dy të tjerë në QKS të Beogradit, derisa 17 të tjerë me pasqyrë të lehtë klinike janë vendosur në Qendrën e Studentëve në Mitrovicën e Veriut.

Menu Title