[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nehat Hyseni:Unë votuesi yt, Vjosa Osmani, po të pyes?



Unë votuesi yt
Vjosa Osmani, në emër të votës që ta dhashë më 6 tetor dhe shpresave e besimit që kam në ty, po të pyes dhe të lutem shumë e të përgjërohem, më thuaj
 P S E ???
– u radhite me ekstremistët e VV-së, kundër LDK-së?
– na zhgënjeve të gjithë neve që besuam fuqishëm në ty?
– ne që ishim kritikuesit më të mëdhenjë të isa Mustafës, Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit dhe të mbështesnim ty, na shpërfille e na poshtrove si askush tjetër deri më sot?
– si e votuar nga LDK, Vjosë na i vjodhe votat dhe ia dërgove në tepsi VV-së dhe harrove Presidentin tënd dhe të tërë Kosovës, të madhin Ibrahim Rugova e u bëre pasuese e verbër e armikut më të madh të tij, Albin Kurtit, i cili nuk la gjë të zezë e fjalorë të fëlliqur pa përdorur kundër tij?
– pse Vjosë mendove se me votën tonë mund të veprosh si të duash ti, madje edhe ta rrënosh shtëpinë që të rriti, LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe iu bashkëngjite shpifësve më të mëdhenjë kundër tij?
– të dëgjova me shumë vëmendje në KTV, por pa respekt, sepse asnjë fjalë të vetme të mirë e të hajrit nuk e tha për LDK-në? Pse, Vjosë?
– pse nuk e tha një fjalë qortuese për kryeministrin tekanjoz e lazdran, që shkeli marrëveshjen e koalicionit dhe kontratën qeverisëse me LDK-në dhe shkarkoi ministrin Veliu, e ti asnjë fjalë të vetme nuk e tha askund, e as në KTV dhe na bëre që të gjithë ta mbështesim fuqishëm Agimin dhe Isën?
– po për Zëvendëskryeministrin e partisë tënde, Abdullah Hotit, të shkarkuar nga shefi yt Albin Kurti, pa asnjë sqarim apo arsyetim, ti Vjosë nuk e fole asnjë fjalë të vetme?
– ti ke filluar ta imitosh fjalë për fjalë Albin Kurtin dhe të na kërcënosh të gjithë neve që të votuam, duke bërtitur e duke u hapareshur si Albini në Parlament: “Dil matu…!!!”
– asnjëherë nuk të shkoi mendja gjatë emisionit për ta qortuar poshtërimin që ta bëri VV në Kuvendin e Kosovës dhe ti dhe krejtë LDK e votuat Glaukun kryetar, paçka se nuk kishte kurrëfarë marrëveshje paraprake?
– jo Vjosë, tani e tutje ta ndalojmë rreptësisht që të paraqitesh në emër të votave të 6 tetorit, që i tradhëtove!
– ti Vjosë u bëre mendjemadhe dhe arrogante, e teprove në mënyrë të pafalëshme duke angazhuar bashkëshortin tënd, i cili me fjalorin më të ulët i fyen pafundësisht votuesit tu dhe madje ty të ngritë edhe mbi Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugovën dhe ti heshtë, dmth e miraton këtë, apo ndoshta me urdhërin tënd ai shanë dhe fluturon në qiell, se askush nuk qenka “në nivelin” tënd, Vjosë, askush, madje as Ibrahim Rugova?
– shumë u “rrite” Vjosë, kur u bëre servile e pakusht e VV-së dhe Albin Kurtit dhe duke poshtëruar e urrejtur gjithçka në LDK, madje edhe Presidentin Rugova?
– si guxon Vjosë ta bëshë këtë, vallë, kush ta jep këtë të drejtë?
– në emër të votës që ta dhamë, të këshilloj e të preferoj që të shkosh te varri i Presidentit tonë Historik, Dr. Ibrahim Rugova e t’i kërkosh falje publikisht dhe ta lutësh e t’i përgjërohesh që të të falë që rrëshqite nga rruga e tij dhe e tradhëtove me votën që e fitove në emër të tij?
Prandaj, tani e tutje, ti Vjosë Osmani, duhet patjetër që të këndellesh dhe të kthehesh me këmbë në tokë, nga fluturimi dehës “albinist”, në rrugën dhe në drejtimin “rugovist”, duke përfillur e respektuar LDK-në, sepse ti nuk je LDK siç deklaron në deliriumin tënd “VV-ist” e antirugovist duke tradhëtuar votën me të cilën mburresh e krenohesh paturpësisht dhe padrejtësisht!
Menu Title