.
×

Nëna dhe vajza e pastrehë kërkojnë ndihmë pranë shtëpisë së Labinot Tahirit



Labinot Tahiri minuta më parë ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, teksa shihet një nënë së bashku me vajzën e saj duke kërkuar ndihmë nga këngëtari, shkruan GazetaBlic.Nëna dhe vajza nga Suhareka kanë shkuar pranë shtëpisë së Labinot Tahirit për të kërkuar ndihmë për të paguar qeranë e shtëpisë.Tahiri i ka premtuar asaj se do ia paguaj për dhjetë muajt e ardhshëm.

Shkrimi i plotë:

“Mirëmengjesi shpirtêra të mirë! Kjo nanë me këtë vajzë nga Suhareka, ka dy ditë që vjen tek shtëpia ime! Videon e ka realizuar djali im Eltoni qysh në mêngjes! Kjo nanë ka kêrkuar që të i’a paguaj qeranë, por nuk ka lënë emrin e saj! Njêri rast nga shumë raste të ndryshme të cilët rrethojnë shtëpinë tonë, shtëpinë e shqiptarëve bujar!

Për ta kaluar dimrin me vajzën, i thoni se do të ia paguaj qeranë ose dikush atje nga Suhareka nëse e takoni apo e njifni le ta merr pêrsiper dikush që mos të mbetet jashtë baneses.

Pêr 10 muaj pages, jam i gatshëm nga Fondacioni i përbashkët me popullin që kam, të ia paguaj qeranë!

#Jasht #Kuvendit, me mision për të i ndaluar lotët e nanave, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”, ka shkruar Labinot Tahiri.