[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nëndega e LDK-së në Wilisau e quan minidiktator Albin Kurtin, kerkon reflektim nga Vjosa Osmani



 

Kryesia e nëndegës së LDK-së në Wilisau me shqetsim të thellë është duke e përcjellë situatën e rëndë në Kosovë. Situata e rëndë e shkaktuara nga armiku i mbarë njerzimit i njohur me emrin Korona Virus ,po e përballë me një luftë të pakompromisë mbarë njerzimin.

Kosova si pjesë përbërse e e njerzimit po e luan rolin e sajë në këtë luftë,Ne si kryesi e nëndegës me anëtarësin e sajë, jemi në mbështetje të fuqishme te popullit tonë, në këtë luftë me armikun e padukshëm që aqë shumë tragjedi po i sjellë njerzimit.

Apelojmë mbarë popullin tonë që të jenë të disiplinuar dhe ti zbatojnë udhzimet e mjekëve tonë të cilat janë vendimtare për shpëtimin e jetrave tuaja.
Në këtë situat të jashtzakonshme ku të gjitha institucionet e shtetit dhe mbarë populi i Kosovës duhet të jenë në shkallën më të lartë të unitetit që sam ë lehtë ta kalojmë atë.Kryeministri i vendit si duket nukë po shqetsohet me këtë gjendje që është në vend.Aji po e ka komoditetin që të bëjë akrobacione politike edhe në këtë situat.Vendimi i tij për largimin e ministrit ë punëve të mbrendshme, tejkalon ç`do logjik racionale në këto kohë të vështira që po kalon populli ynë.Urrejtja e e tij ndaj presidentit Rugova dhe LDK-së ka kaluar në një smundje të pashëruar.

Aji vetëm për ta damtuar LDK-në nukë pyet fare asë për kohen dhe momentin,sado çë i rëndë është aji,porë vepron pamëshirshëm.Me veprimi i tij arrogant dhe prej një mindiktatori mendoj të përfitoj në disa drejtime.Në një,duke mos pasur forcen dhe guximin të përballet me situaten e rëndë në vendë dhe presionin amerikan,vedosi të tërhiqet si forma më e lehtë.Për të u tërhequr do të duhej të dilte para opinjonit puplik si burrë dhe lider, duke ju kërkuar falje dhe treguar realitetin.Këtë nukë e bëri sepse është një frigacak,andaj përdori stratergjin e tij të turpit për ta provokuar LDK-në, duke ja larguar ministrin e sajë pa u konsulltuar fare me te, siq e kanë të nënshkruar marrveshjen.Nën dy,aji përdori strategjin e tij të njohur në stilin serb,vetë provoko,shkakto kriza dhe pastaj paraqitu si viktim dhe sulmo LDK-në si shkaktare të krizës.

Kryesia e nëndegës së LDK-së në Wilisau përkrahë fuqishëm vendimin e kryesisë së LDK-së në Prishtinë.Askushë nukë mundë të luaj me dinjitetin dhe autoritetin e LDK-së,madje asë një minidiktatorë dhe anti LDK-ist siq është Albini.Këtij minidiktatori duhet treguar vendin sepse koha nukë pretë.Kryesia e nëndegës së LDKsë në Wilisau është tejet e habitur me qendrimin e nënkryetarës Vjosa Osmani.Ne si kryesi e nëndegës me anëtarsin tonë, kemi qenë mbështetës të fuqishëm të Vjosa Osmanit në të gjitha periudhat e vështira që i kemi kaluar si parti.E kemi bër këtë sepse kemi qenë të bindur se Vjosa ke qenë bartëse e flamurit të reformave në LDK,prandaj jemi të befasuar me qendrimin tuaj e nderuar nënkryetare e LDK-së.Ju do të duhej të ishit e para që duhej reaguar ndaj vendimit arbitrar të minidiktatorit Kurti.E themi këtë sepase aji e shkeli marrveshjen pa fije turpi,pjesë e së cilës ishit edhe ju.

Aji e nënqmoj LDK-në dhe jo Agim Veliun,sepse mendojmë se LDK është shumë më shumë se Agimi,Isa porë edhe se ju.Ju është dashur të jeni përsoni i parë që në mënyrën më të ashpër të reagoni,për ta mbrojtur dinjitetin e LDK-së,për ta mbrojtur voten tonë që ta dhamë mu për këte.

Ju z.Osmani duhet të jeni në ballë të deputetëve të LDK-së për të ju prirë në mbrojtje të dinjitetit të LDK-së,dhe jo në mbrojtje të minidiktatorit dhe antirugovistit më të madhë.Mu për këtë të kemi përkrahur dhe votuar dhe shpresojmë që në seancën e Parlamentit të Kosovës të jeni në ballë të deputetëve të LDK-së duke votuar për shkarkimin e minidiktatorit dhe anti LDK-istit më të tërbuar. Me nderime; komisioni për informim

Menu Title