.
×

Nëndega e LDK-së për NRW-në Gjermani përkujtoj Kolonel Ahmet Krasniqin, dhe shënoj 7 Shtatorin



Nëndega e LDK së për NRW në Gjermani sot mbajti një takim përkujtimor për Kolonel Ahmet Krasniqin ,dhe shënoj 7.shtatorin/Diten e shpalljes së Deklarates Kushtetuese të Republikes së Kosoves. Me intonimin e hymnit të Dardanisë u shënua fillimi i këtijë takimi.

Pastaj duke i përshëndetë të pranishmit ,z.Enver Musa i ftoj të pranishmit për një minutë heshtje në shenjë përkujtimi e nderimi për Kolonel Ahmet Krasniqin.Jemi tubue sot të kujtojmë dy ngjarje diametralisht të kundërta vazhdoj z. Musa.E para tragjike ,ndërsa e dyta me karakter festiv ,ngase shprehet akti më madhor i shprehjes së vullnetit të popullit. z. Jakup Gërguri /Kryetar i Nëndeges falenderoj të pranishmit ,në veqanti z. Pal Sokolin/Kryetar i Shoqates së Intelektualve dhe Shkrimtarve Shqiptar në Gjermani,dhe z. Agush Balajn ish Deputet në Legjislacionin që shpalli Deklaraten Kushtetuese.

Ne do i përkujtojmë këto data ,e këta individ me vlera të veqanta ngase e kemi obligim dhe detyrë,të pakten derisa ta bëjnë këtët institucionet që e kanë detyrë,dhe obligim ,për të cilët punuan edhe Koloneli,edhe akti i Deklarates Kushtetuese.unë s/do thellohem në refertate sot për asnjern ngase kemi sot prezent njerzt që ishin akter të atyre ngjarjeve ,andaj do i dëgjojmë ata.për sot kemi pregaditë për juve një film të metrazhit të shkurtë të titulluar Inmemoriam për Kolonel Ahmet Krasniqin,të cilin ju ftoj ta shiqojmë.

Pasi të pranishmit shiquan filmin,fjalen e mori z. Hilmi Gashi ,i cili rrëfej për takimet e fundit me Kolonelin në Tiranë.Ai rrëfej edhe për proceduren e emrimit të Kolonelit për Minister të Mbrojtëjes,dhe disa tipare e karakteristika të Ministrit.Koloneli ishte në dijeni për rrezikun që i kanosej,dhe në një rast kishte thënë se i vije keq të pësoj pa e futur bile njëren këmbë në Kosovë.Edhe sot i mungon Kosoves personi me profilin e Kolonel Ahmet Krasniqit përfundoj z. Gashi. Z.Agush Balaj foli pë 7 shtatorin.

Ndjehem shumë mirë kur pas 29 vitesh dikush na përkujton ngjarjen e madhe të 7 shtatorit,Diten e Shpalljes së Deklarates Kushtetuese theksoj z. Balaj,andaj e falenderoj organizatorin.Nga 2 korriku deri më 7 shtator 1990 pata fatin të punoj në Komisionin për përpilimin e Kushtetutes.Ndjehesha shumë i nderuar dhe i privilegjuar të punoj atë kohë me juristët dhe profesorët më të njohur.

Përpiluam Kushtetuten më optimale të mundshme të kohes që përfshiheshin gjithë rregullat me ligje e nënligje të kohes së atëhershme.Me një organizim të mirëfillt,plot rreziqe e sakrificë ,por me një vetëmohim, arrijtëm me 7 shtator 1990 ta kurorzojmë me shpallje në Kaqanik. z.Pal Sokoli falenderoj organizatorin për këtë eveniment që është edhe emocionues .Kolonel Ahmet Krasniqi pengoj armikun dhe trathtarët e emruar herë si gjarpërinjë,herë si shqiponja të zeza e herë me tituj tjerë,andaj e vranë.

Falenderoj familjen ,por kërkoj nga LDK që të bëjë më shumë për zbulimin e vrasjeve .përfundoj z. Sokoli. Fjalen më pastaj e mori z.Behxhet Krasniqi që falenderoj të pranishmit dhe organizatorin për pjesëmarrje dhe organizim.Ju jemi mirënjohës të gjithëve që s/na latë asnjëherë vetëm duke filluar nga këtu e deri edhe në fshatrat e Kosoves.Pasta z. Behxhet Krasniqi ju dhuroj nga një komplet libra të botuara për Kolonel Ahmet Krasniqin,në shenjë falenderimi z.Pal Sokolit,Jakup Gërgurit,Qazim Bajgoraliut dhe Enver Muses.

Me nga një fjalë rasti u paraqiten edhe z. Qazim Bajgoraliu,Z.Muharrem Xhafolli dhe z. Binak Gashi antarë të Kryesisë të Nëndeges. Nga ky takim ,si edhe m.ë parë doli çporosi për LDK/në që të bëjë më shumë për zbardhjen e rasteve të gjitha vrasjeve politike. 15.09.2019 Jakup Gërguri NRW/Gjermani./Botapress.info