[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nënkryetari i Preshevës: Asnjë ndihmë se morëm nga Kosova e Shqipëria në këtë kohë



Armend Aliu, nënkryetar i komunës së Preshevës, ka thënë sot se institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar minimumin e interesimin për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Nga Qeveria e Kosovës nuk kemi marrë asnjë ndihmë e as nga Republika e Shqipërisë. Fatkeqësisht ne po vazhdojmë të luajmë rolin e jetimit të plotë. Komunat shqiptare nuk kemi asnjë vëmendje nga qeveria në Beograd”, thënë Aliu në T7.

Nënkryetari i Preshevës ka kërkuar që në emër të reciprocitetit, Kosova ta ndihmojë Luginën. “Nëse aplikohet reciprociteti, ashtu siç është thënë për ne kjo do të ishte e mirëseardhur”, ka thënë Aliu në Frontal.

Menu Title