[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nesër ditë zie në Gjilan



Zyrtarë të Komunës së Gjilanit kanë njoftuar se e premtja është shpallur ditë zie. Pesë kufomat e familjes Bllaca janë varrosur para pak minutash në varrezat e fshatit Cërnicë të Gjilanit.

Në ceremoninë e varrimit ka folur edhe një familjar, i cili i falënderoi të gjithë ata që u janë gjendur pranë në këto ditë të vështira.

“Kemi disa mesazhe. Ne besojmë në Zot dhe në shtet e institucione. Falënderojmë të gjithë ata që na janë gjetur pranë në këto ditë të vështira”, tha ai.

Ndryshe, pesë anëtarët e kësaj familje u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Bojanina”, të martën. Sipas Prokurorisë së Gjilanit, zyrtarja policore Valdete Bllaca dyshohet se ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Menu Title