.
×

Nesër ndërrohet Komanda e KFOR-it, Haradinaj takohet me ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini



 

Zyra për medie nga kryeministria ka njoftuar për agjendën e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, për ditën e nesërme.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, nesër do të merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it,e cila do të zhvillohet në Film City, në Prishtinë duke filluar nga ora 10:25.Ndërsa, Haradinaj në ora 14:00 do të pres në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini, kjo ngjarje do të zhvillohet në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.