[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nga betimi mbi flamur deri te padia, si u prishën raportet Haradinaj – Rama?



Botapress, 1 Mars- Firma mbi flamurin kombëtar në prag të shënimit të 28 Nëntorit, më 2018; vendosje e shuplakave të duarve mbi të në formë betimi; dhe buzëqeshje të mëdha në fytyrat e të dyve. Ky, me gjasë, është momenti më i freskët kur dy liderët e dy shteteve shqiptare mund të kujtohen për bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri.
Nga ajo kohë, tash e një vit e gjysmë, marrëdhënia e Ramës ende kryeministër i Shqipërisë dhe e Haradinajt, deri para pak javësh kryeministër i Kosovës, është përcjellë me akuza, fyerje e në fund edhe me padi.
Në kohën kur liderë të vendit dhe të huaj po flisnin gjithnjë e më shumë për ndarje ose edhe për shkëmbim të territoreve mes Kosovës e Serbisë, kryeministri i atëhershëm Haradinaj vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe në fund të nëntorit 2018. Me këtë, bisedimet Kosovë – Serbi u ndalën, e më vonë Haradinaj, në disa raste, potencoi se kjo taksë ndali planin për ndarje të Kosovës.
Ngadalë, Haradinaj fitoi “armiq” të brendshëm e të jashtëm, për të cilët fliste, por me kujdes dhe pa emra.
Kështu ishte deri në Samitin e Berlinit, në fund të prillit 2019.
Aty, sipas Haradinajt, ai ishte i vetëm në mbrojtje të taksës. Akuzoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se i kishin bërë presion para liderëve perëndimorë për heqje të taksës. Thaçi e tejkaloi me lehtë situatën, kurse Rama u ndal më shumë. Dhe, këtu nisi sherri i vërtetë mes dy kryeministrave.

Menu Title