[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nga frika prej COVID-19, gratë në Nju-Jork po lindin në shtëpi



Me pandeminë e koronavirusit që ka përfshirë Nju Jorkun, po rritet numri i grave që preferojnë të lindin në shtëpi ose në qendrat e lindjes për të shmangur rrezikun e infektimit në spital.

Ka një boom të vërtetë në Big Apple dhe mamitë po kërkohen më shumë sesa parukieret në një kohë normale.

Disa janë prenotuar deri në shtator.

Për të lehtësuar këtë fenomen, guvernatori Andrew Cuomo ka të autorizuar qendrat autonome të lindjeve si alternativa të sigurta ndaj spitaleve, në veçanti për shtatzënitë me rrezik të ulët.

“Kur mësova se mamia do të më merrte nën kujdesin e saj, u ndjeva sikur isha pranuar në kolegjin e ëndrrave të mia”, thotë Meghan Perez, 35 vjeçe, parukiere në Long Island.

“Një natë kur gjërat po keqësoheshin dhe spitali ynë ishte i mbingarkuar me pacientë me koronavirus, burri im më tha le ta lindim në shtëpi”, shton ajo. Në rreth gjysmën e 50 shteteve amerikane, lindja në shtëpi është e paligjshme sepse konsiderohet shumë e rrezikshme.

Trinisha Williams, drejtoreshë në Brooklyn Birthing Center, një nga tre qendrat më të mëdha të lindjeve në Nju Jork, thotë se nga 15 kërkesa në javë tani kemi 200.

“Ne jemi ‘përmbytur”, shtoi ajo duke njoftuar hapjen e një qendre tjetër në Manhatan.

Menu Title