[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ngjarja e rëndë në Infektivë, Prokuroria dhe Policia se thonë asnjë fjalë



Forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në mëngjesin e së dielës në Klinikën Infektive të QKUK’së.

Menjëherë pas Policisë, aty u vërejt edhe prezenca e Prokurorië dhe gjithë stafit të QKUK-së, përfshirë edhe drejtorin Basri Sejdiu.Aktualisht ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Klinikës Infektive duke bartur katër kufoma në raste të ndara.

Deri më tani siç mësohet edhe përmes disa pamjeve, janë nxerrur 4 trupa të pajetë.Por nga Infektiva, Policia, Prokuroria e Ministria e Shëndetësisë ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë për ngjarjen e sotme.Gazeta ka provuar sot të kontaktojë me ta, por të njejtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Aktualisht në Infektivë ka mbërritur edhe Ministri Zemaj e drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Derisa një qytetare sot ka ngritur dyshimet për oksigjenin, edhe pse askush nuk ka fakte që sistemi kishte problem, ose që cilësia ishte dobët.Pas vdekjes së babait të saj, Arbnora Fazliu nga Mitrovica ka thënë se babai i saj ka vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit.

“Baba jem ka vdekë prej oksigjenit. Unë po dyshoj qe gazim që e ka marrë, oksigjenin ia ka shkaktua. Ne familjarët e kemi monitoru oksigjenin që e ka marrë baba. Dyshimi jem është që ai ka vdekë prej oksigjenit. Baba ka vdekë në orën 03:00 të mëngjesit”, ka thënë ajo.

Menu Title