.
×

Ngritni aktakuza për politikanë të profilit të lartë, ka shumë të korruptuar



Botapress 18 Prill- Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka kërkuar nga prokurorët që të ngrisin aktakuza për politikanë e profilit të lartë.

Veseli në konferencën për drejtësinë komerciale, në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, shtoi se njerëzit e gjyqësorit kanë kapacitet dhe guximin të bëhen heronj të vendit duke mos kursyer askënd pa marrë parasysh pozitën e tij.

“Situata në Kosovë është shumë e thjeshtë ka të bëjë me komplekset që na i krijojmë vetes. Kosova ka resurse që t’i mbajë qytetarët e vet të jetojnë në Kosovës. Një strategji e mirëfilltë ekonomike e mundëson këtë”.

“Me nivelin e lartë të korrupsionit po e dëmtojnë vetveten, familjet tona, shtetin dhe perspektivën. Ndërkombëtarët shkojnë dhe vijë e falsin, ne mundemi me ndal edhe vet”.

“Që nga politikanët që ka boll të korruptuar, që flasin mas shumti. Besoj që sistemi gjyqësor dhe me kapacitet që ka, mundësin dhe guxim mund të bëhen heronj e të ngrisin aktakuza për njerëz të profilit të larët politik”.