[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të rishqyrtohet Buxheti për vitin 2020



Botapress 13 Korrik- Kuvendi i Kosovës ka nisur seancë plenare nga ora 14:00, ku do të shqyrtohet rishikimi i Buxhetit për vitin 2020.

Nga Drejtoria për Media e Kuvendit bëjnë të ditur në një njoftim për media se seanca do të fillojë nga ora 14:00.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Buxheti parashihej të votohej javën që lam pas, mirëpo seanca u la në gjysmë pas tensioneve në Kuvend mes bashkëpartiakëve nga LDK, Vjosa Osmani e Xhavit Ukaj, ku ky i fundit pati një reagim të ashpër ndaj Kryeparlamentares.

Deri tani të gjitha partitë, me përjashtim të VV’së, janë deklaruar se do të votojnë rishikimin e Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.

Menu Title