.
×

Nis takimi i Kurtit me komandatin e KFOR-it



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në një takim komandatin e KFOR-it, Michele Risi.Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, derisa nuk dihet se cilat do të jenë temat e diskutimit.

Takimi ndodh një ditë pas letrës të publikuar nga Kurti, të cilën në cilësinë e kryeministrit, më 19 prill të vitit 2013-të Hashim Thaçi ia kishte dërguar ish-sekretarit Anders Fogh Rasmussen.

Sipas Kurtit kjo letër është shkelje nga presidenti Thaçi.Po ashtu kreu i vendit iu referua edhe si marrëveshje “sekrete”.