.
×

Nisë “shpërbërja” e Vetëvendosjes edhe në diasporë



 

Me dorëheqjet e udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë duket se po po solidarizohen edhe anëtarët e kësaj partie në Suedi.

 

Përderisa aktivisti Vlorian Molliqaj, vëllau i deputetit Molliqaj, dha dorëheqje publike para pak ditësh për shkak të pakënaqësive të tij me ngjarjet e fundit të cilat i kishte shprehur në letrën e tij, Indeksonline ynë mëson se dorëheqja e Molliqajt nuk ishte e para pasi që para tij kishte dorëheqje të tjera të cilat nuk ishin publike.

 

Sipas të njëjtit burim, nga shtatë anëtarë të kryesisë së Qendrës, katër prej tyre kanë ofruar dorëheqjet e tyre. Deri tash dorëheqjet e tyre i kanë ofruar Sekretari i Qendrës dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm Ngadhnjim Hysenaj, nënkryetari i parë i Qendrës Vehab Musliu, anëtari i Kryesisë së Qendrës dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm Vlorian Molliqaj, sekretari për Financa i Qendrës Jetullah Bytyqi si dhe Kryetari i Pikës në Malmö Albert Sadiku.

 

Megjithatë, Qendra e Suedisë vazhdon të jetë funksionale dhe se dorëheqjet nuk e dëmtojnë qendrën apo kryesinë e saj. Megjithatë ky burim e sheh problematike mos përfaqësimin e Qendrës në Këshillin e Përgjithshëm pasi të dy anëtarët e këshillit, Vloriani dhe Ngadhnjimi janë dorëhequr.

 

Ne kemi kontaktuar me Vlorian Molliqajn për ta pyetur nëse këto dorëheqje e pamundësojnë funksionimin e rregullt të kryesisë duke e ditur që shumica e anëtarëve kanë dhënë dorëheqje dhe kryesia nuk ka kuorum për asnjë vendim, por Molliqaj nuk ka dashur t’i komentoj këto çështje.

 

”Unë i kam dhënë arsyet e dorëheqjes sime në një letër publike të cilën paraprakisht ia kam dërguar kryesisë sonë. Prandaj, nuk dëshiroj të flasë në lidhje me ecurinë e punës së kryesisë, pjesë e të cilës nuk jam. Për çështje të tilla, ju lus të kontaktoni me ndonjë nga anëtarët e kryesisë.”

 

Indeksonline do të provoj të kontaktoi me tre anëtarët r mbetur në kryesi në mënyrë që ta marrë mendimin e tyre lidhur me këto dorëheqje./Indeksonline/