[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nishani dekoron eurodeputeten Doris Pack (Foto)



Presidenti Nishani dekoroi sot Doris Pack me medaljen Gjergj Kastrioti Skënderbeu si një mirënjohje për kontributin që ajo ka dhënë për procesin integrues të Shqipërisë në BE.

Lajmi është publikuar në Twitter nga Genc Pollo, raporton Dita.

Eurodeputetja njihet nga shqiptarët për qëndrimet e saj në favor të së djathtës, ku në jo pak raste, ka kritikuar qëndrimet e PS­së si në opozitë dhe në qeverisje.

Nuk është hera e parë që kreu i shtetit dekoron personalitete që kanë mbështetur qëndrimet e së djathtës në Shqipëri.

Doris Pack lindi më 18 mars të vitit 1942 në Schiffëeiler, Saar është politikane gjermane, pjesëtare e partisë CDU dhe anëtare e Parlamentit Evropian.

Pack është anëtare e këshillit të Fraksionit Evropian të Partive Popullore (Kristian Demokratëve) dhe demokratëve Evropian, anëtare e Parlamentit Evropian dhe koordinatore e këshillit për kulturë, arsim, rinin, mediumet dhe sport (nga 1994­ta). Kryesuese e delegacionit për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë, Malin e zi dhe Kosovën.

Doris Pak është po ashtu edhe anëtar e “Steering Committee”, një komision parlamentarë për iniciativën “T´i japim Evropës shpirt”.

Menu Title