.
×

Nisin çarjet e para në Vetëvendosje, jep dorëheqje kryetari i VV-së në Gjermani, Besnik Kryeziu



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin Würzburg të Gjermanisë, Besnik Kryeziu është mllefosur pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Bllokut LAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai e ka kundërshtuar fort këtë marrëveshje, saqë ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje.

“Në kundërshtim të fortë kundër marrëveshjes që beri Albini në emër të LVV-së me Bërllokun (Bllokun), deklaroj publikisht se bashkërrugetimi ynë i deritanishëm politik, ndahet këtu. Kjo ndarje është tërësisht parimore dhe në përputhje me veprimtarin time atdhetare dhe politike”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në Facebook.