.
×

Nisma ia merr AAK-së asambleistin më të votuar në Vushtrri



Berat Asllani, asmableisti më i votuar i AAK-së në Vushtrri, ka braktisur këtë parti për tu bashkuar me NismënSocialDemokrate.Asllani ka qenë edhe drejtor i Inspeksionit në Komunën e Vushtrrisë.Lajmin për aderimin e tij në Nisma e ka konfirmuar ministri në shkuarje i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala.

Ai ka treguar gjithashtu se Asllani është i biri bashkëluftëtarit të Adem Jasharit.

Postimi i plotë i Shalës.Jam shumë i lumtur që sot i urova mirëseardhje në Nismën Social Demokrate Berat Asllanit, asambleistit më të votuar të AAK-së në Vushtrri.

Djalit të luftëtarit Idriz Asllani i cili ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së.Familja Asllani njihet për atdhedashurinë dhe Idrizi madje ishte edhe i burgosur politik, andaj bashkimi i tyre me Nismën Social Demokrate na bënë edhe krenarë e edhe borxhli për të punuar për Kosovën që e meritojmë.

Berati i cili ka qenë edhe shef i Inspeksionit në Vushtrri, i ka besuar vizionit të Nismës për ta udhëhequr shtetin në mënyren më të dinjitetshme.Faleminderit që po i bashkoheni kauzës tonë për tu bërë bashkë për shtetin

E.SH

#BashkëpërSh8in

#MeFatmirLimajnKryeministër

#Nisma122

Jam shumë i lumtur që sot i urova mirëseardhje në Nismën Socialdemokrate Berat Asllanit, asambleistit më të votuar të…

Publiée par Endrit Shala 8 sur Mercredi 18 septembre 2019