[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Një karrige gjithmonë e rezervuar për Fadil Vokrrin



Në restorantin ‘Proka’ në Prishtinë, një fanellë e Fadil Vokrrit gjithmonë qëndron aty, në kujtim të legjendës, që ndërroi jetë me 9 qershor të vitit 2018. Dashuria për Fadil Vokrrin vazhdon të jetë e madhe tek tifozët e futbollit, duke e kujtuar në mënyra të ndryshme. I tillë është Reshat Sogojeva, i njohur në shoqërinë e tij si “Proka”, i cili tash e një kohë në restorantin e tij mbanë një fanellë të Fadil Vokrrit mbi një karrige, që është e rezervuar gjithmonë në kujtim të legjendës. Fanella është dhuratë për restorantin nga djali i legjendës, Gramozi. “Fanella është e legjendës, Fadil Vokrrit, presidentit historik. Këtë dresë (fanellë) ma ka dhuruar djali i Fadil Vokrrit, Gramozi. Fanella është e fillimit të historisë së Kosovë në futboll qysh në vitin 2016 ku jemi pranuar”. “Puna e legjendës që e ka bërë ka bë që kjo dresë, nuk do të largohet nga kjo karrige. Mundet me ju ndërruar vendi, por nga ky lokal nuk largohet. Edhe klientët e dinë, nuk ulen këtu e dinë që është e rezervuar”. Për Sogojevën lajmi më i tmerrshëm që e ka marr në vitet e fundit ka qenë, vdekja e Vokrrit.

Menu Title